PARA NDESHJES: PEJA-TEODO

Foto: KBPeja/ Korniza
Peja - Teodo, për të përcaktuar rivalin çerekfinal
1 March, 2017 @9:06
Përballja e sontme ndërmjet Pejës dhe Teodos në “Karagaç” do të mbyll fazën e dytë grupore të BIBL për këtë stinor 2016/17.
Të dyja skuadrat kanë siguruar çerekfinalen e garës, pasi që Karpos Sokoli u përjashtua nga garat e mëtutjeshme.
Peja në rast se përfundon Grupin D në vend të tretë do të ndeshet me Kozuvin në çerekfinale. Ndërkaq, nëse përfundon Grupin D në pozitë të dytë në çerekfinale do të përballet me Feni Industries.
Pejës më shumë i konvenon pozita e tretë, pasi që në rast se e arrin gjysmëfinalen do të përballet me Kumanovën aty. Ndërkaq në vijën tjetër do të përballeshte në gjysmëfinale me skuadrën e Beroes, që po tregohet si ekipi më i fortë i BIBL këtë stinor.
Ndeshja nis në ora 19:00 sonte, ndërsa drejtësia do të ndahet nga treshja: Haris Bijedic, Ervin Koci dhe Erion Hoxhaj.