MATCH REPORT: PEJA-RAHOVECI
Pamje nga perballja e muajit shkurt mes Rahovecit dhe Pejes/TOPSPORTI/ A. P.
Peja tregon forcën në çerekun e fundit
31 October, 2020 @20:42
Ekipi i Pejës ka treguar forcën në çerekun e fundit të ndeshjes ndaj Rahovecit, për t’i mposhtur ata me 20 pikë dallim.
Në përballjen e sontme të zhvilluar në Karagaç, verdhezinjtë kanë arritur t’i mposhtin mysafirët nga Rahoveci me rezultat 84-64 [24-23, 22-16, 14-14 dhe 24-11].
Reprezentuesi Drilon Hajrizi ka vazhduar formën e mirë të tij që nga ndeshja e parë e stinorit. Mitrovicasi ka shënuar 28 pikë në fitoren e shqiponjave të Karagaçit, ndërsa ka shënuar 4 nga 6 tentimet e tij për tri pikë sonte, duke regjistruar edhe 9 kërcime e 2 asistime në proces.
Me 19 pikë në fitoren e Pejës ka kontribuar edhe basketbollisti më i mirë kosovar Dardan Berisha, që këto ditë ka snajperin jo në nivel, pasi që shutoi 7/1 për tri pikë. Por, Dardani regjistroi 6 asistime e 8 kërcime në ndeshje për të kompletuar lojën e tij të mirë.
Debutuesi për verdhezinjtë Marko Perovic luajti me 11 pikë.
Te Rahoveci performanca e të huajve Marvin Jones e Isaiah Taylor nuk mjaftoi për të bërë më shumë në Karagaç. I pari dha 27 pikë, ndërsa i dyti 25, duke qenë të vetmit që shënuan pikë dyshifrore për ekipin, kurse nga banka e ekipit mungoi ndihma.
Rezervat e vreshtarëve nuk shënuan asnjë pikë sonte. Bujar Loci u dha rastin në total prej 25 minutave treshes Fisnik Juniku, Bardh Rexha e Sami Hajzeri - por pikë nuk erdhën nga asnjëri.
Me këtë, Peja del në krye të klasifikimit me 2 fitore nga 2 ndeshje të zhvilluara, kurse Rahoveci pas fitores në xhiron e parë të stinorit ndaj Vëllaznimit, është njoftuar edhe me humbje që në ndeshjen e parë si mysafir.
FIFA CLUB WORLD CUP 2020

19 January, 2021 @23:32
Kampionati Botëror i Klubeve 2020, do të mbahet në Katar. Pas shortit të hedhur, në raundin e dytë do të…
LEICESTER - CHELSEA

FOTO / Premier League
19 January, 2021 @23:07
Leicester City, duke e mposhtur Chelsean me rezultat 2-0, ngritet në pozitën e parë në Premier League. Ish-kampionët e Anglisë,…
ARBËRIA

FOTO / Arbëria
19 January, 2021 @22:54
Skuadra e Arbërisë u mposhtë nga skuadra ruse Akhmat me rezultat 3-1. Kjo ndeshje është luajtur në sistemin prej 3…
PRISHTINA

FOTO / Prishtina
19 January, 2021 @20:34
Prishtina do të ndeshet me Dritën më 23 janar në kuadër të Superkupës së Kosovës. Më pas skuadra e Prishtinës…
PRISHTINA

19 January, 2021 @20:30
Prishtina sot ka mbërritur në Antalya për fazën përgatitore. Te Prishtina nuk udhëtuan Oto John dhe Gauthier Mankenda për shkak…