Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Peja zyrtarizon ish-trajnerin e Prishtinës

Peja zyrtarizon ish-trajnerin e Prishtinës


24 February, 2022 @17:39

Skuadra e Pejës para pak çastesh ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Ish-trajneri i Prishtinës, Marin Dokuzovski, do të jetë në krye të Pejës në pjesën e mbetur të stinorit.

Trajneri 61 vjeçar, me Prishtinën e kishte fituar titullin në Superligë dhe Kupën e Kosovës në vitin 2014.

Ai gjatë karrierës së tij ishte trajner edhe te skuadrat si: Rabotnicki, MZT Skopje, Lukoil Academic, derisa ka fituar 7 tituj në Ligën e Maqedosë, 3 Kupa të Maqedonisë, 3 tituj në Ligën e Bullgarisë, 3 Kupa të Bullgarisë dhe me Prishtinën u shpall kampion në Superligën e Kosovës dhe në Kupën e Kosovës.

TABELA AKTUALE

Peja javë më parë e largoi trajnerin turk Semsettin Bas, derisa aktualisht ka bilans prej 12 fitoreve e 7 humbjeve në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga