Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA

Peja zyrtarizon përforcimin e ri

FOTO/ KB Peja

Peja zyrtarizon përforcimin e ri


30 January, 2020 @21:38

Skuadra e Pejës, pas fitores kundër Lipjanit, para pak çastesh e zyrtarizoi përforcimin më të ri të skuadrës, Brett Prahl.

Brett Prahl është 25 vjeçar dhe luan në pozitat 4 dhe 5. Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur në NCAA te skuadra e Milwaukeet me një mesatare prej 5.5 pikëve, 2.9 kërcimeve dhe 0.6 asistimeve për ndeshje.

TABELA AKTUALE

Peja aktualisht gjendet në pozitën e pestë me 12 fitore e 8 humbje, derisa qendra e re amerikane do ta përforcojë skuadrën pejane për të luftuar dukshëm për titull në Superligë, Kupën e Kosovës dhe në Ballkan Ligë.


 
Të gjitha lajmet nga