BKT SUPERLIGA
BOROZANI/ Lis Dorambari
Pejën s’e ndal as Trepça
6 March, 2013 @19:28
Peja ka shënuar edhe fitoren e tretë me radhë në stinorin pranveror. Skuadra lidere në BKT Superligë ka mposhtur Trepçën me rezultat të ngushtë 72-75.
Në palestrën Jeton Tërstena të Vushtrrisë, mitrovicasit e filluan lojën mirë me dy tre pikëshat e Drilon Hajrizit. Më pas Peja u këndell dhe doli në epërsi 7-8, duke e ngritur epërsinë në tre pikë deri në fund të periudhës së parë 21-24.
Në çerekun e dytë u dallua dueli ndërmjet Drilon Hajrizit dhe Dardan Berishës. Hajrizi këtë çerek e përmbylli me 10 pikë, derisa Berisha me dy më shumë. Trepça megjithëse në këtë pjesë arriti epërsinë më të lartë në ndeshje 33-26, më pas seria e mirë e pejanëve bëri që edhe njëherë të kthehet rezultati dhe të përfundojë pjesa e parë e ndeshjes me rezultat 39-41.
Gjatë kësaj periudhe pësoi lëndim edhe maqedonasi i Trepçës, Daniel Milanovski, ku më pas u konstatua e lëndimi i tij nuk ishte edhe aq serioz.
Çereku i tretë kaloi me një dominim të lehtë të Trepçës, ku me lojë të mirë u dallua plejmekeri Ryan White, ndërsa xehetarët dhjetë minutëshin e fundit e pritën me një pikë epërsi 61-60.
Në periudhën e katërt të ndeshjes pejanët ishin më të koncentruar në lojë dhe në fund rezultati përfundimtar doli të jetë 72-75 për Pejën.
Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Drilon Hajrizi me 28 pikë, i ndjekur nga dy basketbollistët e Pejës, Dardan Berisha dhe Samir Shaptahovic, ku të dy kanë shënuar nga 26 pikë.
Në xhiron e ardhshme Peja e pret Sigkos Bashkimin, derisa Trepça do të jetë mysafire e Sigal Prishtinës.
Koshashënuesit e Trepçës
1 | Drilon Hajrizi | 28 pikë | ||
2 | Ryan White | 17 pikë | ||
3 | Gazmend Asllani | 10 pikë | ||
4 | Dennis Mims | 6 pikë | ||
5 | Korab Prekazi | 5 pikë | ||
6 | Valdrin Haxhiu | 4 pikë | ||
7 | Fikret Hanxhic | 2 pikë |
Koshashënuesit e Pejës
1 | Dardan Berisha | 26 pikë | ||
2 | Samir Shaptahovic | 26 pikë | ||
3 | Gerti Shima | 10 pikë | ||
4 | Alban Veseli | 5 pikë | ||
5 | Cyril Awere | 3 pikë | ||
6 | Rron Grapci | 2 pikë | ||
7 | Harouna Mutombo | 2 pikë | ||
8 | Valdet Grapci | 1 pikë |