KUPA E KOSOVËS
Penza me rrugë të hapur deri në finale
22 October, 2018 @20:55
Skuadra e Penzës në basketboll ka rrugën “e sigurtë” për në finale të Kupës së Kosovës, pasi që në Grupin B ku i ra shorti asaj nuk pritet që t’i bëjnë ballë asnjëra nga ekipet.
Në anën tjetër, bartësja e Grupit A, Bashkimi do të duhet të ketë punë sipas të gjitha gjasave me Prishtinën në gjysmëfinale për të kërkuar biletën e finales.
GRUPI A: Bashkimi, Prishtina, Vushtrria, Drita dhe Trepça.
GRUPI B: Penza, Vëllaznimi, Kastrioti dhe Sfera.
Fituesit e grupeve sigurojnë finalen e Kupës së Kosovës në kategorinë e femrave, ku trofeun e mbron KB Prishtina.