Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI (F) - PENZA (F)

Penza pa humbje ndjek kreun

Penza pa humbje ndjek kreun


27 October, 2019 @22:40

Vashat e Penzës serinë e fitoreve e vazhduan edhe kundër Vëllaznimit.

Penza e mposhti Vëllaznimin me rezultat 28-79.

Si në dy ndeshjet e para ashtu edhe në këtë ndeshje më e mira te Penza ishte Valbona Bytyqi. Ajo luajti me 17 pikë, 8 kërcime e 6 asistime.

Bytyqi kësaj radhe mori më shumë ndihmë nga bashklojtaret e saj. Te skuadra pejane u dalluan edhe Elizabeta Hatashi me 13 pikë e 6 kërcime, Zana Zeka me double-double prej 11 pikëve e 19 kërcimeve, Diedona Halitaj me 11 pikë dhe Melita Luci me 10 pikë të tjera.

Te Vëllaznimi e vetmja me pikë dyshifrore ishte Diellëza Leti me 10 pikë.

TABELA AKTUALE

Penza së bashku me Bashkimin janë dy skuadrat e vetme pa humbje në 3 xhirot e zhvilluara, kurse Vëllaznimi ende nuk u njoftua me fitore.

Në xhiron e katërt Penza takohet me Prishtinën, kurse Vëllaznimi me Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga