Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PENZA (F) - VËLLAZNIMI (F)

Penza përforcon pozitën e tretë

Penza përforcon pozitën e tretë


1 December, 2019 @19:29

Vashat e Penzës, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 77-62, e përforcuan pozitën e tretë në Ligën e Femrave.

Kapitenja e Penzës, Valbona Bytyqi, përësi shkëlqeu për skuadrën pejane. Ajo luajti me 31 pikë, 12 kërcime, 7 topa të rrëmbyer dhe 5 asistime. Performancë të mirë treguan edhe Elizabeta Hatashi me 17 pikë e 7 kërcime dhe Melita Luci me 12 pikë, 12 asistime, 7 kërcime, 5 topa të rrëmbyer.

Te Vëllaznimi u dalluan Rina Gojani me 22 pikë e 10 kërcime dhe Bleona Juniku me 18 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Penza me 6 fitore e 2 humbje aktualisht gjendet në pozitën e tretë, kurse skuadra gjakovare ende nuk u njoftua me fitore, bilanci i tyre është 0-8.

Në xhiron e nëntë, Penza takohet me Prishtinën, kurse Vëllaznimi me Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave