Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PENZA (F) - KASTRIOTI (F)

Penza regjistron fitoren e dhjetë

Penza regjistron fitoren e dhjetë


14 March, 2020 @0:45

Skuadra e Penzës, duke e mposhtur Kastriotin me rezultat 71-43, regjistroi fitoren e 10 të stinorit.

Valbona Bytyqi dhe Elizateba Atashi me nga 14 pikë, ishin më të dalluarat te skuadra pejane, derisa u ndihmuan edhe nga Melita Luci 13 pikë të tjera.

Te Kastrioti e vetmja me pikë dyshifrore ishte Agnesa Rrahmani. Ajo luajti me 26 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.

TABELA AKTUALE

Penza u bë skuadra e parë sivjet që e kaloi cakun e 1000 pikëve të shënuara dhe të pësuara në të njejtën kohë në Ligën e Femrave.

Skuadra pejane gjendet në pozitën e tretë me 10 fitore e 6 humbje, kurse Kastrioti me 2 fitore e 14 humbje.

Ndeshjet tjera nuk do të luhen këto ditë për shkak të pezullimit të të gjitha aktiviteteve sportive nga Qeveria e Kosovës, për shkak të rrezikshmërisë së përhjapjes së coronavirusit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave