Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PENZA (F) - TREPÇA (F)

Penza triumfon ndaj Trepçës, ngritet në renditje

Penza triumfon ndaj Trepçës, ngritet në renditje


20 November, 2020 @16:21

Vashat e Penzës e mposhtën Trepçën me rezultat 57-43.

Duke pësuar vetëm 9 pikë në çerekun e parë, Penza e bëri dallimin dhe më pas nuk e lëshoi epërsinë dhe e regjistroi fitoren e dytë të stinorit.

Valbona Bytyqi dhe Ermelinda Gjuka ishin të vetmet me pikë dyshifrore te Penza. Bytyqi luajti me 15 pikë, 8 asistime e 4 kërcime, ndërsa Gjuka me 15 pikë e 5 kërcime.

Te Trepça u dalluan Lorena Haxha me 14 pikë, 6 kërcime, 4 asistime e 3 topa të rrëmbyer dhe Arta Mustafa me 10 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Penza me një ndeshje më pak, me 2 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e tretë, kurse Trepça me 1 fitore e 4 humbje aktualisht gjendet në pozitën e katërt.

Në xhiron tjetër Penza takohet me Bashkimin, derisa Trepça me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave