NBA

NBA
Perendoi Sunsi në Miami
6 November, 2012 @21:43
Dy skuadrat , ia nisën ndeshjes me kontrollë, por më pas kampioni aktual ia tregoi fuqinë Phoenixit, ku dhe përfunduan pjesën e parë me rezultat 65-53.
Ndërsa në çerekun e tretë, skuadra nga Florida, pothuajse e nokautoi me një seri prej 13-0-ve. Ndërsa shpresat e Phoenixit u shuan tërësisht me këtë seri, ku dhe e humbën ndeshjen me rezultat 124-99.
King Jamesi bëri double-double me 23 pikë e 11 kërcime, ndërsa Dwyane Wade luajti me 22 pikë e 6 asitime.
Kurse Ray Allen u bë lojtari i 24-të në histori të NBA-së, që e kaloi shifrën e 23,000 pikëve.
Rezultatet e takimeve:
Miami - Phoenix 124-99 Clippers - Cleveland 101-108 Sacramento - Golden State 94-92 San Antonio - Indiana 101-79 Dallas - Portland 114-91 Memphis - Utah 103-94 Brooklyn - Minnesota 96-107 Philadelphia - New York 88-110