PËRFAQËSUESJA
Përfaqësueset e reja presin shortin e 16 janarit
Teksti: FBK
9 January, 2018 @20:45
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka paraqitur 5 përfaqësuese të reja në të dyja konkurrencat për të marrë pjesë në Kampionatet Evropiane në divizione të ndryshme.
Ashtu si edhe verën e kaluar, në konkurrencën e meshkujve Kosova do të përfaqësohet me gjeneratat U16, U18 dhe U20, kurse në atë të femrave me U16 dhe U18.
FIBA tashmë është përcaktuar për nikoqirët e këtyre Kampionateve Evropiane, ndërsa në Munich të Gjermanisë më 16 janar do të hedhet shorti për Kampionatet Evropiane të kategorive të reja në të dyja konkurrencat, ku edhe përfaqësueset tona do t’i marrin vesh kundërshtarët e tyre.
Shorti do të tërhiqet të martën e ardhshme prej orës 13:00-15:00, ndërkaq siç dihet, Kosova sivjet është organizatore e Kampionatit Evropian U18, Divizioni C, në konkurrencën e meshkujve.
Më poshtë janë paraqitur vendet ku do të zhvillohen Kampionatet Evropiane, si dhe garat e datat në të cilat përfaqësueset tona do të marrin pjesë:
Meshkujt
Kosova U20 do të garojë në Kampionatin Evropian U20, Divizioni B që do të mbahet prej 13 deri më 22 korrik në Sofje të Bullgarisë.
Kosova U18 do të garojë në Kampionatin Evropian U18, Divizioni C që do të mbahet prej 22 deri më 29 korrik në Prishtinë.
Kosova U16 do të garojë në Kampionatin Evropian U16, Divizioni B që do të mbahet prej 9 deri më 18 gusht në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.
Femrat
Kosova U18 do të garojë në Kampionatin Evropian U16, Divizioni B që do të mbahet prej 3 deri më 12 gusht në Oberwart të Austrisë.
Kosova U16 do të garojë në Kampionatin Evropian U16, Divizioni B që do të mbahet prej 16 deri më 25 gusht në Podgoricë të Malit të Zi.