DRAGAN SEKELJA
Ylli merr qendër kroate me përvojë
8 January, 2018 @21:49
Skuadra e Golden Eagle Yllit, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook, se ka arritur marrëveshje me qendrën kroate, Dragan Sekelja.
Sekelja 27 vjeç, është qendër e gjatë 213 centimetra dhe ka luajtur edhe në Euroligë, në 4 ndeshje me Cibonën, edhepse një dekadë më parë.
Ai ka luajtur në disa vende të Europës, ndërsa ka qenë edhe në NCAA, ku ka djersitur fanellën e Florida State University 2012/13.
Vitin e kaluar ai ka qenë pjesë e ekipit italian, Sidigas Avellino.
Sekelja pritet të jetë fuqi shtytëse e Yllit për të arritur Play-Offin dhe Final Fourin e Kupës së Kosovës këtë stinor, në ditët kur ekipet si Peja e Bashkimi janë në krizë.
Më parë, Ylli ka zyrtarizuar edhe reprezentuesin kosovar, Leonard Mekaj.