RIKHEHET
Emra rikthehet te Bashkimi
8 January, 2018 @19:00
Basketbollistja prizrenase, Ulpiana Emra, që në stinorin e fundit luajti për Penzën, ndërsa më parë edhe për Prishtinën - do të rikthehet në ekipin e saj të dikurshëm, KBF Bashkimi.
Emra e ka bërë të ditur këtë gjë përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Facebook, ndërsa ka falënderuar ekipin pejan dhe prishtinas për përvojën e fituar dhe kohën e kaluar aty.
Ekipi i femrave të Bashkimit ka përfunduar stinorin vjeshtor në vend të pestë të Ligës së Femrave, me bilanc prej gjashtë fitoreve dhe tri disfatave, sa kanë edhe Kastrioti e Trepça, mbi ato.