TYQUAN BITTING
Rahoveci zyrtarizon Bittingun
6 January, 2018 @22:14
Pas lajmit ekskluziv të botuar sot në Borozani.com për marrëveshjen ndërmjet KB Rahoveci dhe amerikanit Tyquan Bitting, skuadra e vreshtarëve pak më parë e ka zyrtarizuar atë.
“Ju prezentojmë super transferin Tyquan Bitting,” ka shkruar Rahoveci në postimin e botuar pak më parë në llogarinë zyrtare në Facebook, ndërsa ka bërë të ditur se lojtari do të arrijë të hënën në Kosovë dhe prej të martës do të jetë i gatshëm për stërvitje.
Bitting është qendër, 206 centimetra i gjatë ndërsa ka 23 vjet. Së fundi është paraqitur në NCAA me skuadrën e Morehead St.
Ky do të jetë i huaji i dytë te Rahoveci si përforcim për pjesën pranverore të stinorit pas Tyler Deihlit, pa llogaritur basketbollistët vendorë dhe trajnerin e ri të skuadrës.