CLIPPERS - THUNDER
W’Brook me triple-double, OKC fiton në LA
5 January, 2018 @9:32
Oklahoma City Thunder, arriti një fitore shumë të rëndësishme kundër Los Angeles Clippersit, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 127-117.
OKC, përmes yjeve George, Anthony e Westbrook, të cilët u shtrënguan në çerekun e fundit të ndeshjes arritën të kthehen në shtëpi me fitore.
Paul George luajti me 31 pikë, Carmelo Anthony me 22 pikë, derisa Russell Westbrook përsëri luajti me shifrat magjike triple-double 29 pikë, 12 kërcime e 11 asistime.
Në anën tjetër, DeAndre Jordan u dallua me 26 pikë e 17 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.
Kjo ishte fitorja e dytë rresht për Oklahomën dhe e 22-ta në total. Ata aktualisht gjenden në pozitën e pestë në Konferencën Perëndimore.