ZHVILLIME
Bajramovic dhe Ylli, ndajnë rrugët
3 January, 2018 @23:00
Skuadra e Yllit do të ketë trajner të ri në pjesën pranverore të stinorit të Superligës.
Ekipi suharekas që ka ngritur apetitet pas gjysmëstinorit solid në Superligë, ka bërë të ditur sonte se ka ndarë rrugët me trajnerin boshnjak, Denis Bajramovic, me marrëveshje.
Në të njejtën mënyrë, Golden Eagle Ylli, ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët edhe me basketbollistët nga Mitrovica, Besnik Azemi dhe Arian Tahiri.
Në ndërkohë, Ylli ka zyrtarizuar përforcimin e parë, Leonard Mekaj nga Peja. Ndërsa në ditët në vijim, ekipi në fjalë ka bërë të ditur se do të bëj të ditur edhe emrat e përforcimeve të reja të skuadrës.
Ylli përndryshe ka përfunduar vjeshtën në vend të tretë të Superligës, me bilanc 8-6.