EKSKLUZIVE
Valon Bunjaku te Sigal Prishtina
3 January, 2018 @19:45
Talenti prizrenas që këtë stinor djersiti fanellën e Rahovecit, Valon Bunjaku, nuk do të jetë më pjesë e ekipit të vreshtarëve.
Bunjaku duket se ka arritur marrëveshje me Sigal Prishtinën dhe shpejt pritet të zyrtarizohet nga klubi bardhekaltër, pasi që të nënshkruajë kontratën, derisa sonte ishte në stërvitje me kampionin aktual të Superligës së Kosovës, ka mësuar Borozani.com.
19 vjeçari, ishte njëri ndër lojtarët kryesorë te Rahoveci . Bunjaku ka luajtur më parë edhe për Bashkimin, ndërsa është i rregullt në ekipin e shpresave të reprezentacionit të Kosovës në basketboll.