Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CELTICS - CAVS

Celtics mposhtin Cavaliers, e nisin vitin me fitore

Celtics mposhtin Cavaliers, e nisin vitin me fitore


4 January, 2018 @10:58

Me fitoren e Bostonit është mbyllur dueli mes dy skuadrave që shihen favorite për ta mbyllur sezonin në 2 vendet e para të Konferencës Lindore.

Në fakt ky duel pritej të ishte më interesant dhe të kalonte me rezultat pak më të barabartë, mirëpo Bostoni zhvilloi një paraqitje fenomenale dhe këtë duel e mbylli me rezultat 102-88.

KONFERENCAT - NBA

Edhe pse u rikthye në ndeshjen paraprake, Isaiah Thomas nuk u paraqit mbrëmë ndaj ish-skuadrës së tij. Rikthimi i lojtarit në fjalë në ‘TD Garden’ flitej se do të pritej me një ‘video-tribute’, mirëpo ishte vetë lojtari ai që kërkoi që ajo video të mos shfaqej pasi ai nuk do të luante.

Më i dalluari te Bostoni mbrëmë ishte Terry Rozier me 20 pikë të shënuara, derisa te Clevelandi si zakonisht u veçua LeBron James me 19 pikë, 7 kërcime e 6 asistime.

Me këtë fitore Bostoni tashmë ka bilanc 31-10, ndërsa Clevelandi momentalisht ka bilanc 25-13.


 
Të gjitha lajmet nga NBA