KOSOVARI
Enis Sipahi viktimë e licensës
8 January, 2018 @14:05
Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Enis Sipahi, është i detyruar që t’i shikojë ndeshjet jashtë parketit, për shkak të problemeve me licensë.
18 vjeçari që ishte në Amerikë për studime ku dhe luajti te skuadra Montverde Academy, vendosi që të kthehet në Turqi te skuadra e ish-trajnerit të Sigal Prishtinës, Ahmet Kandemir, Yeşilgiresun Belediyespor.
Por, Enisi, para se të shkonte në Amerikë, 5 vite luajti te skuadra e Tofashit. Kjo skuadër, me transferimin e lojtarit te Yesilgiresun Belediyespor, kërkoi një shumë të hollave dhe për këtë arsye licensa e Sipahiut nuk doli.
Megjithatë, Enis Sipahi, është duke u stërvitur me skuadër dhe dëshira më e madhe e tij është të luaj në parket, derisa pritjet nga Enisi janë shumë të mëdha sidomos nga Kombëtarja e Turqisë.