NË RAHOVEC
Loci fillon punën te Rahoveci
8 January, 2018 @18:20
Trajneri pejan, Bujar Loci, tashmë edhe zyrtarisht ka nisur punën me ekipin e tij të ri, KB Rahoveci.
Përmes një njoftimi në Facebook, KB Rahoveci ka bërë të ditur se Loci ka filluar punën për t’u përgatitur sa më mirë për pjesën pranverore të stinorit dhe për Final 8 të Kupës së Kosovës.
Rahoveci në ndërkohë është përforcuar me dy basketbollit të KB Pejës: Arti Hajdari dhe Arian Çallaku, si dhe dy amerikanë: Tyler Deihl dhe Ty’Quan Bitting.