SAN ANTONIO SPURS
Kawhi Leonard lëndohet përsëri
8 January, 2018 @14:16
Ylli i San Antonio Spursit, Kawhi Leonard, pas rikthimit të tij nga lëndimi që e pësoi vitin e kaluar gjatë Play Offit, tani është lënduar përsëri.
Trajneri i Spursit, Gregg Popovich, për lëndimin e lojtarit të tij ka thënë se Kawhi e lëndoi krahun e majtë dhe se nuk dihet se kur do të kthehet dhe se sa është serioz lëndimi.
Kawhi Leonard, për shkak të lëndimit këtë stinor luajti vetëm 8 ndeshje dhe arriti një mesatare prej 15.9 pikëve, 4.3 kërcimeve dhe 2.1 asistimeve sa ishte në parket.