PEJA

Përforcimi i ri i Pejës fillon stërvitjet me ekipin
9 March, 2021 @16:04
Skuadrës së Pejës në stërvitjen e sotme i është bashkuar edhe përforcimi i ri i paralajmëruar ditë më parë, A.J. Walton.
Amerikani Walton, që ka përvojë të madhe në skuadra të ndryshe evropiane, do të jetë organizatori i ri i verdhezinjëve, ndërsa debutimin pritet ta bëjë qysh në ndeshjen e ardhshme përballë Rahovecit në “Mizahir Isma”.
Përveç tij, me ekipin tashmë është duke u stërvitur edhe qendra Lis Shoshi, i cili po ashtu është në pritje të debutimit me pejanët.