Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Përforcimi mungon te Bashkimi në derbi ndaj Prishtinës

Përforcimi mungon te Bashkimi në derbi ndaj Prishtinës


23 January, 2022 @12:02

KB Bashkimi në ditën e ndeshjes ndaj KB Prishtina, pikërisht pesë orë para fillimit të lojës ka bërë të ditur se përforcimi i fundit i ekipit nuk do të luajë në këtë përballje.

Sipas njoftimit të lëshuar nga klubi portokallezi i Prizrenit, Brandon Averette, mungon për shkak të dokumentacionit dhe nuk do të ketë të drejtë loje sonte.

TABELA AKTUALE

Përballja derbi e kësaj xhiroje luhet sonte me fillim prej orës 17:00 në Sezai Surroi. Bashkimi pret Prishtinën, ndaj së cilës ka humbur dy herë këtë stinor në Superligë.

Në anën tjetër, Bashkimi ka bërë të ditur se ekipit i është kthyer amerikani Julien Lewis.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga