LIVE: PRISHTINA - PEJA
Përfundon ndeshja, fitore e Prishtinës
26 November, 2016 @20:15
Çereku i katërt
Prishtina nuk e ka lëshuar epërsinë e krijuar nga çereku i tretë dhe e ka mbyllur takimin me fitore.
Çereku i tretë
Një Prishtinë komplet ndryshe nga ajo e pjesës së parë në këtë çerek. Skuadra kryeqytetatase zhvilloi mbrojtje të ngjeshur dhe sulm efikas, duke shënuar 22 dhe duke pranuar vetëm 9 pikë, për ta mbyllur kështu çerekun e tretë të derbit me rezultatin 53-41.
Më të dalluarit pas 30 minutave tek Prishtina janë Bojan Trajkovski me 13 pikë, 8 kërcime e 1 asistim, Andrrew Lawrence me 11 pikë e 2 asistime e Rhet Jaleel me 10 pikë, 6 kërcime e 2 asistime, ndërsa tek Peja veçohen Cameron Rundles me 17 pikë, 6 kërcime e 2 asistime (i vetmi me pikë dyshifrore te Peja) dhe Noah Dahlman me 8 pikë, 5 kërcime e 1 asistim.
Çereku i dytë
Është mbyllur pjesa e parë e derbit të fundjavës në Superligë. Epërsia pas dy çerekëve i takon Pejës dhe rezultati pas 20 minutave shënon 31-32.
Pas 20 minutave, më të dalluarit tek Prishtina janë Andrrew Lawrence me 8 pikë e 1 asistim dhe Bojan Trajkovski me 6 pikë, 6 kërcime e 1 asistim. Te mysafirët nga Peja më të dalluarit janë Cameron Randles me 15 pikë (4 treshe), 5 kërcime e 2 asistime dhe Noah Dahlman me 8 pikë, 5 kërcime e 1 asistim.
Çereku i parë
Me rezultat 16-19 në të mirë të Pejës është mbyllur çereku i parë i takimit mes Prishtinës e Pejës, dy skuadrave favorite për titullin e kampionit të Kosovës në basketboll. Më i dalluari te skuadra nga kryeqyteti ishte Bojan Trajkovski me 6 pikë e 3 kërcime, ndërsa tek Peja u dallua Cameron Randles me 8 pikë, 3 kërcime e 2 asistime.