PËRJASHTIMI

Përjashtohet edhe Besa, Peja pa ekip në Superligë!
10 June, 2015 @18:14
Pas KB Pejës, qytetin i Pejës është goditur edhe nga lajmi tjetër që ka ardhur sot nga Komisioni Disciplinor i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
“Komisioni Disiplinor i Federartës së basketbollit të Kosovës në përbërjë Nuredin Ibishi dhe Lulzim Fushtica, ka vendosur që KB Besa nga Peja të përjashtohet nga garat për sezonin 2014/15 dhe sezonin 2015/16.
Komisioni po ashtu ka vendosur që të gjitha ndeshjet e KB Besa që nga xhiroja XXII e ETC Superligës të regjistrohen me rezultat zyrtar 0:2 në të mirë të kundërshtarëve të Besës,” thuhet në njoftimin e botuar nga FBK sot.
KD ka konstatuar se KB Besa ka bërë falcifikime të pagesave ndaj FBK-së, ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe TEB banka.