Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLDEN EAGLE YLLI - PEJA

Përmbysje e madhe në fund, treshja e Erjonit vendimtare për fitore

Foto: KB Peja/ Korniza

Përmbysje e madhe në fund, treshja e Erjonit vendimtare për fitore


9 May, 2021 @22:05

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen dramatike që u luajt përballë Pejës, në kuadër të serisë finale të Play Off-it.

Suharekasit fituan me rezultat 75-73, duke e çuar në 2-0 rezultatin e përgjithshëm të serisë.

Në fitoren e Yllit rol vendimtar luajti Erjon Kastrati, i cili shënoi 3-pikësh edhe 26 sekonda para fundit, duke e përmbysur rezultatin për 74-73, kurse më pas nga gjuajtja e lirë një pikë shënoi edhe Elyjah Clark për rezultatin final.

Peja pati rastin ta fitojë ndeshjen pasi e kishte sulmin e fundit, por këtë sulm nuk e shfrytëzoi siç duhet pasi që lojtarët e Yllit i mbuluan mirë lojtarët pejanë.

Në këtë ndeshje Peja u paraqit pa amerikanin AJ Walton, i cili është i suspenduar, ndërsa nga çereku i dytë mbeti edhe pa Laron Dendyn që pësoi lëndim gjatë ndeshjes.

Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Dardan Berisha me 29 pikë, ndërsa tek Ylli më së shumti pikë shënoi qendra Demetris Morant, me 17 sosh.

SKEMA E PLAY OFF-IT

Yllit tani i duhet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion.

Ndeshja e tretë e serisë finale do të luhet në palestrën Karagaçi të Pejës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga