Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - YLLI

Përmbysje për fitore, Ylli edhe pa Kastratin e Morinën mposhtë Prishtinën

Përmbysje për fitore, Ylli edhe pa Kastratin e Morinën mposhtë Prishtinën


17 November, 2021 @19:03

Në ndeshjen hapëse të xhiros XI në Superligën e Kosovës në basketboll, Ylli ka arritur ta mposhtë Prishtinën vendase me rezultat 70-72.

Ndonëse Prishtina ishte në epërsi në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe në një moment të caktuar kishte epërsi deri në 20 pikë, Ylli nuk u dorëzua në asnjë moment dhe me paraqitje fantastike në pjesën e dytë arriti që ta fitonte këtë takim.

Prishtina ishte më e mirë në dy çerekët e parë, të cilët përfunduan 25-21 dhe 23-12, e Ylli më pas ngushtoi gjithçka falë lojës së mirë në çerekun e tretë, i cili përfundoi 14-24 për suharekasit.

TABELA AKTUALE

Kështu, skuadrat hynë në çerekun e fundit pranë rezultatit 62-57 në të mirë të Prishtinës.

E në 10-minutëshin e fundit, Ylli përmbysi gjithçka dhe e arriti fitoren. Në këtë çerek Ylli pranoi vetëm 8 pikë, duke aplikuar mbrojtje fenomenale, e në anën tjetër shënoi plot 15, e kjo i çoi ata te triumfi.

Nick Tomsick ishte më i miri te Prishtina sonte. Ai luajti me 21 pikë, 4 asistime e 3 kërcime, ndërkohë që pikë dyshifrore patën edhe Janjeva, Mitchell e Palokaj.

Sa i përket Ylli, më meritorët në këtë fitore ishin Mikaile Tmusic (25 pikë, 4 kërcime, 3 vjedhje të topit) dhe Barrett Benson (20 pikë, 11 kërcime).

Për t’u përmendur është fakti që te Ylli sot nuk luajtën Erjon Kastrati e Gëzim Morina, por edhe pa ta Ylli zhvilloi paraqitje të mirë dhe e fitoi duelin.

Pas kësaj ndeshjeje, Prishtina ka bilanc 6-5, kurse Ylli me bilanc 8-4 është në krye të Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga