PRISHTINA - KERASANI
Përsëri hapësirë për të gjithë te Prishtina
5 February, 2017 @15:43
Ashtu si në ndeshjen ndaj Pejës, edhe në takimin e sotëm ndaj Kerasan Prishtinës, trajneri lituanez, Audrius Prakuraitis, aktivizoi të gjithë lojtarët e ftuar në parket.
Lojtari që luajti më pak minuta nga të gjithë në këtë takim ishte Jabarie Hinds me vetëm 2 minuta lojë, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë (11) luajtën për më tepër se 10 minuta secili.