Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS TRI HUMBJESH, I GËZUAR NGA FITORJA

Plantak: Nëse duam PlayOffin, duhet t’i fitojmë ndeshjet direkte

Josip Plantak, trajner i Vëllaznimit/ Foto: KBVëllaznimi/ fb

Plantak: Nëse duam PlayOffin, duhet t’i fitojmë ndeshjet direkte


29 January, 2023 @9:25

Pas tri humbjeve radhazi, Josip Plantak, ka qenë i çliruar disi me fitoren e arritur mbrëmë në Suharekë ndaj Prizrenit. Vëllaznimi ka mposhtur për herë të tretë këtë stinor ekipin bardhezi nga Prizreni, për të fituar kështu avantazh në rast të përfundimit me pikë të njëjta në fund të stinorit ndaj tyre.

Përndryshe, kroati Plantak e ka theksuar se ka qenë fitore e rëndësishme, ndërsa ka bërë të ditur gjithashtu se loja e Ponte Prizrenit detyron që të shkojë dueli kështu.

“Shumë fitore e rëndësishme. Kemi pasur tri humbje me radhë, kundër tri ekipeve më të mira në ligë. Nëse dëshirojmë të luftojmë për PlayOff, kjo është ndeshja kyqe, këto ndeshje duhet t’i fitojmë. Në 25-minutat e para luajtëm mbrojtje të mirë, pastaj i lamë ata të afrohen. Ka qenë ndeshje e bukur për publikun, por definitivisht jo për trajnerët…,” ka thënë ndër të tjera Plantak pas ndeshjes.

Vëllaznimi me këtë fitore ka bërë bilancin 8-12 në Superligë dhe ka dalë për momentin në pozitën e pestë të renditjes tabelare, derisa të zhvillohen edhe ndeshjet tjera të xhiros XX.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga