PRIZRENI vs. BORA

PlayOuti nis të mërkurën
1 April, 2023 @22:00
Përmes një postimi të ekipit që do të luajë në PlayOut këtë stinor, Ponte Prizreni, është bërë e ditur që dueli i parë i PlayOutit të Superligës, ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Borës së Prishtinës do të luhet të mërkurën.
Ekipi prizrenas do të kërkojë mbijetesën në Superligë përmes PlayOutit, kurse ekipi i Borës, që drejtohet nga Arben Krasniqi do të synojë të pamundurën dhe historinë, arritjen në Superligë.
Ora e ndeshjes nuk është bërë e ditur, por ajo që dihet është se ndeshja e parë luhet të mërkurën, kurse ekipi që së pari arrin dy fitore në sistemin e ndeshjeve 1-1-1 do të jetë në edicionin 2023/24 pjesë e Superligës.
Bora humbi serinë finale të PlayOffit në Ligë të Parë nga Istogu 2-0, duke mos arritur Superligën direkt dhe tani do të ketë edhe një mundësi, por tepër-tepër të vështirë për të arritur synimin.
Në anën tjetër Ponte Prizreni me trajnerin Edin Kërveshi janë favorit të plotë për duel të PlayOutit, kurse ekipi pritet të nis përgatitjet e hershme për stinorin në vijim, që të jetë shumë më i fortë sesa këtë edicion.