BALLKANI - PRISHTINA
Pollozhani e nis me fitore, humbja e parë sezonale e Prishtinës
14 September, 2024 @16:57
Me fitore ka nisur epoka e Artim Pollozhanit në krye të Ballkanit.
Pas largimit të Ilir Dajës, skuadrën suharekase tashmë ka filluar ta drejtojë Pollozhani, që sot shënoi fitore në ndeshjen e tij debutuese.
Kampioni në fuqi i Kosovës e mposhti 1-0 (Bernard Karrica 82’) Prishtinën, duke ia shkaktuar kësaj të fundit humbjen e parë sezonale.
Në përgjithësi, Ballkani ishte skuadër më kërkuese sot, e porta e Prishtinës u shpëtua disa herë nga portieri Ardit Nika.
Si shumë herë gjatë karrierës së tij te Ballkani, edhe sot Bernard Karrica nga banka rezervë u tregua vendimtar, duke shënuar golin e fitores për skuadrën e tij.
Pas 5 ndeshjeve të para, Ballkani ka tubuar 10 pikë, kurse Prishtina, me një ndeshje më pak, mbetet me 7 pikë.