Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PONTE PRIZRENI

Ponte Prizreni i hendikepuar, një lojtar rezulton me Covid-19

Ponte Prizreni i hendikepuar, një lojtar rezulton me Covid-19


21 February, 2021 @16:16

Skuadra e Ponte Prizrenit sot ka pranuar një lajm të keq. Njëri prej lojtarëve kryesor, amerikani Xavier Cannefax, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe do t’i mungojë skuadrës në ditët në vijim.

Sipas njoftimit të Ponte Prizrenit, thuhet se pas pauzës 20 ditore, klubi liroi lojtarin për pushim një javor në ShBA, me ç‘rast në PCR testin e bërë para nisjes në Kosovë ka rezultar pozitiv me coronavirus.

Cannefax aktualisht gjendet i karantinuar dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Ai pritet t’i bashkohet skuadrës pasi që të shërohet plotësisht, ndërsa gjatë periudhës së mungesës së tij atë pritet ta zëvendësojë një përforcim i ri.

Ponte Prizreni ndeshjen e radhës do ta luajë në mesjavë kundër rivalit lokal, Bashkimit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga