Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KB PRIZRENI

Ponte Prizreni njofton për largimin e sponzorit kryesor, fajëson edhe FBK-në për këtë

Ponte Prizreni njofton për largimin e sponzorit kryesor, fajëson edhe FBK-në për këtë


6 May, 2021 @18:27

Skuadra e njohur deri më tani si “Ponte Prizreni”, tani e tutje nuk do ta mbajë emrin fillestar “Ponte”.

Klubi tani e tutje do ta mbajë emrin “KB Prizreni”.

Kjo për arsye të tërheqjes së sponzorit kryesor të klubit, i cili ka marrë këtë vendim pas ngjarjeve të fundit të pahijshme që filluan nga ndeshja e pestë gjysmëfinale e serisë mes Prizrenit dhe Pejës.

Për tërheqjen e sponzorit, drejtuesit e klubit prizrenas e kanë drejtuar fajin edhe tek vendimet e FBK-së, ku kjo e fundit kishte vendosur që t’i dënojë me një sërë gjobash akterët e përfshirë në incidentin e përleshjes dhe ta kualifikojë Pejën direkt në finale duke e regjistruar ndeshjen me rezultat 20-0.

Shiko vendimin e FBK-së

Më poshtë njoftimi i plotë nga faqja zyrtare e klubit.

Pas vendimit të FBK-së vjen edhe tërheqja e sponzorit tonë gjeneral nga investimi në klub . Për 3 vite PONTE ishte arsenali i skuadrës sonë dhe jemi falenderues të pafund pronarit Fati Namlegjiu!
Në vazhdim shkrimi i plotë nga PONTE:
Reagim pas ngjarjeve të fundit në K.B. Ponte nga Prizreni.
Ne kompania Ponte, me shumë mund dhe sakrifica kemi arritur të jemi sponsor kryesor per një periudhë të sponsorizimit 3 vjeçar për K.B. Ponte nga Prizreni. Për një kohë të shkurt, falë anagzhimit maksimal dhe gjeneroz të kompanisë tonë, lojtarëve dhe klubit, në vitin kur arritem kulmin e suksesit duke e përfunduar sezonën në renditje në vendin e parë dhe pas një serie fenomenale të gjysmëfinales, disa persona qëllim keq e përmbyllen suksesin tonë me një skandal shumë të rrezikshëm i cili përfundoi me rrahje të lojtarve.
Ne e kemi sponsorizuar basketbollin në përgjithësi dhe K.B. Ponte në veqanti me të vetmin qëllim për t’i inspiruar gjeneratat e reja në sport dhe kulturë sportive. Megjithatë, përmbyllja e kësaj sezone me skandale të tilla është e papranueshme dhe as që e kemi ëndërruar që do vij kështu.
Duke mos mjaftuar skandali i rrahjes së lojtarve, skandali vazhdon edhe në Komisionin e Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku pikërisht ky komision pa analizuar faktet, vjen me spejtësi të dritës me një vendim të njëanshëm dhe e dënon një klub shembull, kurse i favorizon sjelljet josportive dhe inskenimet e lojtarve te klubit tjetër.
Pas këtyre ngjarjeve të turpshme, jo-sportive dhe degraduese, kompania Ponte nuk ka rrugë tjetër por me keqardhje informon të gjithë se jemi detyruar dhe tërhiqemi nga sponsorizimi i K.B.  Ponte nga Prizrenit. Kështu që,  ne për një kohë të gjatë nuk do të sponsorizojmë asnjë klub sportiv në Republikën e Kosovës, derisa keqdashësit të largohen nga sporti në përgjithësi dhe baskebolli në veqanti.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga