Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI KOSOVAR NË BIBL

Prapë dramatike, prapë fiton Prishtina

Prapë dramatike, prapë fiton Prishtina


24 February, 2016 @20:54

Sigal Prishtina ka shënuar edhe fitoren e tretë përballë rivales së përbetuar Pejës, në një periudhë të ngushtë kohore. 

Kjo ka qenë fitorja e tretë e Sigal Prishtinës në tre gara të ndryshme përballë Pejës, pas asaj në Superligë dhe në Kupë të Kosovës. 

TABELA AKTUALE E BIBL

Sigal Prishtina nisi mirë ndeshjen duke krijuar epëri 9 pikëshe pas 10 minutëshit të parë, pastaj Peja u rikthye. 

Çereku i tretë përsëri i takoi bardhekaltërve, që rikthyen avantazhin. Në çerekun e fundit Peja arriti të shkrijë epërsinë 10 pikëshe të Prishtinës, por nuk arriti të dalë përpara. 

Në fund, me pikët e Abukarit, Prishtina morri 6 pikë epërsi 1 minutë para fundit të takimit, e Burwell e Delic e ulën atë në 1, kur edhe përfundoi ndeshja. 

Më i miri te Prishtina ka qenë Dardan Berisha me 21 pikë, 11 kërcime e 5 asistime, derisa më efikasi ka qenë Mohamed Abukar me 22 pikë, 6 asistime dhe 6 kërcime. 

Te Peja më efikasit sonte kanë qenë treshja Alban Veseli me 22, Nenad Delic me 21 dhe Drilon Hajrizi me 20 pikë të shënuara.

Pas kësaj ndeshjeje Prishtina bën bilanc 3-0 në Grupin D, derisa Peja është me bilanc 1-2. 



Statistikat ekipore

Sigal Prishtina Peja
Çereku i parë 27 18
Çereku i parë 14 20
Çereku i parë 24 19
Çereku i parë 20 27
Kërcime 32 37
Asistime 23 16
Bllokada 2 2
Topa të vjedhur 8 9
Topa të humbur 13 14
Tentime për tre pikë 11/28 10/32
Tentime nga loja 33/65 31/66
Tentime nga gjuajtjet e lira 8/16 12/15


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Mohamed Abukar 22 pikë 6 kërcime 6 asistime
2 Dardan Berisha 21 pikë 11 kërcime 5 asistime
3 Jason Washburn 14 pikë 4 kërcime 1 asistim
4 Andrew Warren 12 pikë 3 kërcime 3 asistime
5 Willie Kemp 11 pikë 8 asistime 6 kërcime
6 Stanimir Marinov 5 pikë - -
7 Edmond Azemi 0 pikë 1 kërcim -
8 Blerim Mazreku 0 pikë 1 kërcim -


Statistikat individuale te Peja

1 Alban Veseli 22 pikë 7 kërcime 5 topa të vjedhura
2 Nenad Delic 21 pikë 7 kërcime 1 asistim
3 Drilon Hajrizi 20 pikë 8 kërcime 4 asistime
4 Ronald Davis 11 pikë 7 kërcime 5 asistime
5 Kevin Burwell 5 pikë 3 kërcime 3 asistime
6 Nicholas Covington 5 pikë 2 asistime 1 top të vjedhur

 
Të gjitha lajmet nga