Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HUMBJA MË E THELLË E PEJËS!

Prishtina bëhet lidere, duke demoluar Pejën!

Foto: KBPrishtina/fb

Prishtina bëhet lidere, duke demoluar Pejën!


11 January, 2023 @20:47

Prishtina është lidere e re e Superligës, ndërsa ia ka shkaktuar Pejës njërën ndër humbjet më të thella në histori, duke e mposhtur me 38 pikë dallim!

TABELA AKTUALE

Vetëm çereku i parë i ndeshjes ka prodhuar lojë e rezultat interesant, ndërsa pas minutës së 10 të ndeshjes në parket ka qenë thuajse vetëm Prishtina, që nuk është ndalë deri në fund për t’ia dhënë verdhezinjëve humbjen më të thellë të stinorëve të fundit, 83-45 [15-13, 24-13, 28-4, 16-15].

Derisa Prishtina në çerek të dytë krijoj dallim 11 pikësh me 24-13, në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes ndoshi rënia e madhe e verdhezinjëve dhe ndalja e tyre në vetëm 4 pikë të shënuara! Prishtina në periudhën e tretë shënoi 28 karshi atyre 4 të pranuara!

TABELA AKTUALE

Çereku i katërt i ndeshjes shkoi barabartë për të përfunduar dueli me 38 pikë dallim!

Dustin Thomas ka shkëlqyer për bardhekaltërit e drejtuar nga Ahmet Kandemir duke shënuar 27 pikë, 12 kërcime e 2 asistime ndërsa Lejson Zeqiri ka dhënë 16 pikë në fitore. Dyshja në fjalë shënuan më shumë se gjysmën e pikëve të ekipit të Prishtinës.

Te Peja, ku sonte asgjë nuk funksionoi, Arti Hajdari dha 11 pikë, ndërsa Samir Zekiqi 10 të tjera!

Bilanci pas kësaj ndeshjeje bëhet i barabartë i të dyja ekipeve, por Prishtina me koshdallim merr lidershipin, ndërsa shënoi fitoren e parë në kampionat ndaj Pejës. Bilanci i skuadrave nga derbi i sontëm është 12-5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga