PRISHTINA - BASHKIMI
Prishtina deklason kampionin
9 February, 2019 @20:44
Nënkampioni i Superligës së Kosovës në basketboll, Prishtina, e deklasoi kampionin aktual Bashkimin.
Prishtina e mposhti Bashkimin me rezultat të thellë 109-78.
Që nga fillimi i ndeshjes deri në fund, epërsia ishte te skuadra e trajnerit Damir Mullaomeric.
Divine Myles shkëlqeu me 32 pikë, 7 kërcime e 6 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Meriton Ismaili me 23 pikë të tjera.
Te Bashkimi më i miri ishte Jordan Capps me 27 pikë, derisa Drilon Hajrizi luajti me double-double prej 13 pikëve e 14 kërcimeve.
Prishtina pas 18 ndeshjeve ende nuk ka pësuar humbje, derisa për Bashkimin kjo ishte humbja e 10 krahas 8 fitoreve që i ka.