PARA NDESHJES
Prishtina e kompletuar ndaj Bashkimit
23 January, 2022 @11:55
KB Prishtina ka bërë të ditur sot para udhëtimit për në Sezai Surroi se në ekip i janë kthyer edhe dy basketbollistët që kishin lëndime.
Kështu, dyshja e huaj e bardhekaltërve rekord-kampionë të Kosovës, Biram Faye dhe Wendell Mitchell do të jenë të gatshëm për përballjen e sontme që nis në ora 17:00, ka shkruar njoftimi i klubit.
Prishtina ka shënuar dy herë fitore këtë stinor ndaj Bashkimit në Superligë dhe është në kërkim të fitores së tretë.
Në anën tjetër prizrenasit që nuk kanë shijuar fitoren karshi prishtinasve në Superligë, do të mundohen për të arritur të parën e stinorit ndaj tyre.
Sa i përket bilansit në renditje tabelare këtë stinor, të dyja skuadrat janë të njëjtë, 8-8 pas 16 ndeshjeve të luajtura.