PRISHTINA E PALODHSHME
2 ndeshje brenda 24 orëve
18 March, 2016 @9:19
Skuadra e Sigal Prishtinës do të ketë dy ndeshje për t’i zhvilluar këtë fundjavë në Superligë. Ekipi i palodhshëm duhet që brenda 24 orëve t’i zhvillojë dy ndeshje.
Të shtunën do të luajnë ndeshjen ndaj Bashkimit në Prizren, ndërsa të dielën presin Vëllaznimin në Prishtinë, për të përfunduar ndeshjet e mbetura të xhirove të mëhershme.
Ritmi i Sigal Prishtinës po vazhdon me fitore prej se në krye të saj ka ardhur Antonis Constantinides dhe tashmë bardhekaltërit kanë fituar Kupën e Kosovës, ndërsa janë në gjysmëfinale të BIBL dhe në luftë për titull kampioni të vendit.