EL CLASICO
El “basketo” i takoi Barcelonës
17 March, 2016 @23:12
Fillimi i ndeshjes ishte errësirë për Real Madridin, ku Barcelona e shkeli kundërshtarin, duke e përfunduar çerekun e parë me rezultat 25-4.
Më pas, në çerekun e dytë dhe të tretë los blancos stabilizoi gjendjen, por Barcelona nuk e lëshoi kontrollin dhe në fund e mposhti kundërshtarin me rezultat 72-65.
Stratos Perperoglou, ishte më i miri, i cili luajti me 20 pikë e 6 kërcime, derisa në anën tjetër, 16 pikët e Gustavo Ayonit, nuk mjaftuan për mbretërit e Madridit.
Kjo ishte fitorja e 6 e Barcelonës, derisa i kanë pesë humbje dhe gjenden në pozitën e tretë në Grupin F, ndërsa me bilanc të njejtë Real Madridi u vendos në pozitën e katërt.