Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EUROPE CUP 22/23

Prishtina e Trepça në short, FIBA Europe Cup para edicionit 2022/23

Fotot: fibaeuropecup

Prishtina e Trepça në short, FIBA Europe Cup para edicionit 2022/23


11 July, 2022 @13:35

Dy skuadrat e Kosovës, Prishtina dhe Trepça, këtë sezon 2022/23 kanë vendosur që këtë stinor të marrin pjesë në gara evropiane dhe atë në FIBA Europe Cup, që është gara e dytë për kah rëndësia e FIBA Europe, pas Basketball Champions League.

Mëposhtë, po i sjellim rregullat dhe skuadrat pjesëmarrëse në short, të stinorit për këtë edicion në FIBA Europe Cup, sipas shpjegimeve që ka dhënë faqja zyrtare e garës.

Janë regjistruar 32 ekipe për garën e këtij edicioni, ndërsa 10 ekipet më të mira sipas shtetit dhe pikëve të Federatave përkatëse, do të hynë direkt në fazën grupore të garës.

Sipas radhës, këto skuadra janë (që kanë siguruar fazën grupore):

Kangoeroes Basket Mechelen (BEL)
BC Balkan (BUL)
HAKRO Merlins Crailsheim (GER)
Hapoel Galil Elion (ISR)
New Basket Brindisi (ITA)
Donar Groningen (NED)
Anwil Wloclawek (POL)
FC Porto (POR)
CSM Oradea (ROU) dhe
Gaziantep Basketbol (TUR).

Tetëmbëdhjetë skuadra do të vijnë nga ekipet që nuk arrijnë të shkojnë në Basketball Champions League, për të çuar numrin e pjesëmarrësëve në fazën grupore në 28, ndërsa katër të tjerë nga kualifikimet, për tu kompletuar 32-shja e fazës grupore të FIBA Europe Cup 22/23.

22 ekipet që marrin pjesë në kualifikime, janë ndarë në gjashtë vazo (bartëse dhe jobartëse), sipas rezultateve të ekipit në FIBA Europe Cup në sezonet e kaluara.

10 ekipe bartëse futen në fazën gjysmëfinale të kualifikimeve (4 ekipet nga Vazoja 1, 4 ekipet nga Vazoja 2 dhe 2 ekipet nga Vazoja 3), ndërsa të tjerët nisin kualifikimet për edicionin e rregullt nga faza çerekfinale. Kjo do të thotë që sipas renditjes, Prishtina futet në garë nga faza gjysmëfinale e kualifikimeve, ndërsa Trepça nga faza e çerekfinaleve:

Vazo 1 (bartëse):

ZZ Leiden (NED)
Sporting CP (POR)
Kapfenberg Bulls (AUT)
Rilski Sportist (BUL)

Vazo 2 (bartëse):

Telenet Giants Antëerp (BEL)
Kataja Basket (FIN)
Sigal Prishtina (KOS)
Besiktas JK (TUR)

Vazo 3 (dy bartëse, dy jobartëse):

Hapoel Haifa (ISR)
Cholet Basket (FRA)
BC Kalev/Cramo (EST)
Petrolina AEK (CYP)

Vazo 4 (jobartëse):

SCMU Craiova (ROU)
Czarni Slupsk (POL)
BG Gottingen (GER)
Aris BSA (GRE)

Vazo 5 (jobartëse):

BC CBET Jonava (LTU)
BC Wolves (LTU)
BC Trepça (KOS)
Jamtland Basket (SWE)

Vazo 6 (jobartëse):

KK Cedevita Junior (CRO)
Thor Thorlakshofn (ISL).

Shorti i skuadrave jobartëse do të bëhet duke shortuar skuadrat e Vazos 3 ndaj Vazos 6 si dhe Vazoja 4 ndaj Vazos 5, derisa të kompletohen çerekfinalistët. Pra, Trepça pritet të ketë kundërshtarë njërën nga skuadrat [Craiova ROU, Slupsk POL, Gottingen GER ose Aris GRE].

Më pas, fituesit kalojnë në gjysmëfinale, ku shorti përcakton kush ndeshet me kë, ndërsa fituesit e tyre kalojnë në fazën finale për të kërkuar fazën grupore të FIBA Europe Cup.

Shorti mbahet në Munchen më 14 korrik.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga