Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBA MOSCOW - PRISHTINA (F)

Prishtina (F) debuton me humbje në Euro Cup

FOTO/ fiba.com

Prishtina (F) debuton me humbje në Euro Cup


16 October, 2019 @21:21

Kampionia e Kosovës në Ligën e Femrave, Prishtina, në debutimin e saj në Euro Cup, ka pësuar humbje nga skuadra ruse MBA Moscow me rezultat 90-58.

Mungesa e përvojës së Prishtinës bëri që të dorëzohet ndaj gjigandes ruse MBA Moscow.

Gjatë ndeshjes te Prishtina u dalluan Danisha Shaw, Irma Konjusha e Nyilah Myers. Shaw ishte shumë afër shifrave magjike triple-double. Ajo luajti me 16 pikë, 11 kërcime e 9 asistime, derisa Irma shënoi 14 pikë dhe ishte e saktë nga vija e treshit 50%, kurse Myers luajti me 13 pikë.

Te MBA Moscow u dallua Elizaveta Komarova me 20 pikë.

Ndeshja e dytë e Prishtinës do të jetë më 24 tetor në Prishtinë kundër skuadrës Sparta’k Vidnoje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave