Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA (F) - BASHKIMI (F)

Prishtina fiton derbin! Njofton Bashkimin me humbje

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Prishtina fiton derbin! Njofton Bashkimin me humbje


22 February, 2020 @21:05

Kampionia e Ligës së Femrave, Prishtina, duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 82-76, e njoftoi kundërshtarin me humbjen e parë në këtë sezon.

Vashat e Prishtinës e krijuan një epërsi prej 24 pikëve në pjesën e parë të ndeshjes, kurse Bashkimi është këndellur në dy çerekët e fundit, por nuk mjaftoi për ta vazhduar serinë e fitore.

Irma Konjusha shkëlqeu me 35 pikë, 8 kërcime e 2 asistime, derisa u dalluan edhe Enxhi Xhanaj me 17 pikë e 7 asistime dhe Marigona Rushiti me 10 pikë të tjera.

Te Bashkimi më e mira ishte Jeta Zeka me 28 pikë e 5 kërcime, kurse u veçuan edhe Saranda Daci me 23 pikë e 13 kërcime dhe Arbnore Përquku me 11 pikë e 12 asistime.

Në humbjen e Bashkimit luajti rol edhe performanca jo e mirë e Khadija Brownit. Ajo luajti 40 minuta me vetëm 6 pikë.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte humbja e parë e sezonës për Bashkimit, krahas humbjes vashat prizrenase qëndruan në krye të tabelës me 11 fitore e 1 humbje, kurse Prishtina ka bilanc prej 10 fitoreve e 2 humbjeve.

Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Trepçën, derisa Bashkimi me Kastriotin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave