PRISHTINA - BALKAN

Prishtina fiton minimalisht, gjithçka caktohet në ndeshjen e dytë
14 April, 2022 @22:33
Prishtina ka shënuar fitore ndaj Balkanit me rezultat 85-83, në kuadër të ndeshjes së parë të Play Offit në Ligën Ballkanike.
Prishtina në çerekun e parë e kishte një epërsi 10 pikëshe ndaj kundërshtarit, derisa në çerekun dytë epërsia u ngushtua në 7 pikë.
Balkani në çerekun e tretë e ngushtoi epërsinë e Prishtinës në 3 pikë, derisa në çerekun e fundit edhe pse e barazoi rezultatin, Prishtina e mposhti kundërshtarin me 2 pikë epërsi.
Te Prishtina u dalluan Wendell Mitchell, Jetmir Zeqiri, Dequan Cook, Dachon Burke e Henry Dugat.
Në anën tjetër te Balkani u veçuan Dimitar Dimitrov e Ahmaad Rorie.
Ndeshja e dytë do të luhet më 20 prill në Botevgrad.