Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - YLLI

Prishtina këndellet, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi Yllit

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Prishtina këndellet, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi Yllit


7 March, 2020 @21:25

Kampionia e Kosovës, Prishtina, është këndellur pas humbjes nga Bashkimi dhe pas largimit të trajnerit të deritashëm të saj Teo Hojc, duke e mposhtur Yllin sonte 93-83.

Bardhekaltërit i kanë shkaktuar humbjen e dytë suharekasve, të cilët kishin humbur edhe në xhiron e fundit në përballjen tjetër derbi, ndaj Pejës në 13 qershori.

Prishtina e nisi ndeshjen me një seri prej 9-0-ve. Skuadra nga kryeqyteti epërsinë e krijuar e mbajti edhe në çerekun e dytë dhe e mbylli pjesën e parë me rezultat 53-39.

Epërsia pas 30 minutave lojë, ishte gjatë tërë kohës në anën e Prishtinës, derisa në 10 minutëshin e fundit duke e kontrolluar ndeshjen, Prishtina e mposhti Yllin.

Më të mirët te Prishtina ishin Fahro Alihodzic me 20 pikë, 9 kërcime e 2 asistime, Jordan Johnson me 20 pikë, 7 asistime e 2 kërcime dhe Dewayne Jackson me 15 pikë e 4 kërcime.

Te Ylli Valon Bunjaku shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij me 23 pikë, 5 kërcime, 4 asistime e 4 topa të rrëmbyer. Bunjaku u ndihmua edhe nga Arbër Berisha me 14 pikë e 9 kërcime, Vander Blue me 14 pikë e 6 kërcime dhe Samir Zekiqi me 13 pikë të tjera.

Në krye të skuadrës së Prishtinës në këtë ndeshje nuk ishte trajneri i ri Antonis Constantinides, por Bujar Loci.

TABELA AKTUALE

Prishtina me këtë fitore me një ndeshje më shumë ngritet në krye të tabelës me 18 fitore e 6 humbje, kurse Ylli është në pozitën e tretë me 16 fitore e 8 humbje.

Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Rahovecin, derisa Ylli me Feronikelin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga