FINALJA: PRISHTINA-PENZA
Prishtina mbron Kupën, pas vazhdimeve
4 March, 2018 @18:13
Probet Prishtina është fituese e radhës në Kupën e Kosovës në basketbollin e femrave, pas një përballjeve senzacionale të zhvilluar në 13 qershori sonte.
Penza ka qenë në epërsi në pjesën më të madhe të ndeshjes, duke pasur avantazh mbi dhjetë pikë në çerekun e fundit, por në 10 minutëshin e fundit me lojën fenomenale të Irma Konjushës, që shënoi 36 pikë në përballje, Prishtina barazoi rezultatin 72-72 dhe çoi ndeshjen në vazhdime.
Aty, Prishtina u tregua më e mirë për dy pikë dhe me rezultatin 79-77 prishtinaset mbrojtën troufen e Kupës.
PERFORMANCAT INDIVIDUALE
Konjusha përveç 36 pikëve të shënuara ka regjistruar edhe 12 kërcime e 7 asistime për ekipin e saj. Ajo ka shutuar me 55% saktësi për tre pikë sonte, duke shënuar gjashtë herë nga 11 tentimet e saja jashtë vijës 6.75m.
Përveç saj, vetëm edhe amerikanja e Prishtinës, Monasia Bolduc ka shënuar pikë dyfshifrore. Bolduc ka përfunduar ndeshjen me double-double prej 24 pikëve dhe 16 kërcimeve.
Te Penza, që ishte shumë afër trofeut, derisa loja shkoi në vazhdime, Arbnore Përquku kreu ndeshjen me double-double prej 21 pikëve dhe 11 kërcimeve. Ajo kishte edhe 16 topa të humbura, që ndikoi në fund, derisa pak para fundit të ndeshjes, gjatë vazhdimeve, ajo pësoi lëndim.
20 pikët e Saranda Dacit, 15 të tjera nga Filloreta Krasniqi dhe 11 nga Jeta Zeka, nuk mjaftuan për Penzën në fund, që humbi për herë të dytë me radhë finalen e Kupës nga ekipi i Prishtinës.