PRISHTINA APO BASHKIMI?
Finalja e madhe, nesër
Teksti: FBK
3 March, 2018 @16:42
Sigal Prishtina dhe Bashkimi janë skuadrat që e kanë siguruar nga një vend në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll. Kjo pasi prizrenasit në gjysmëfinalen e parë të luajtur të premtën mbrëma e kanë mposhtur Rahovecin me rezultat 93:76, kurse bardhekaltrit triumfuan në gjysmëfinalen e dytë në ballafaqim me Golden Eagle Yllin me shifrat 85:74.
Finalja e madhe e Kupës së Kosovës do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 19:00, kurse në ora 16:00 do të luhet finalja në konkurrencën e femrave, ku do të takohen Penza dhe Pro Bet Prishtina.
Të dyja këto takime do të mund t’i ndiqni drejtëpërdrejtë në SuperSport Kosova.
Fitues të Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar janë Sigal Prishtina te meshkujt dhe Pro Bet Prishtina te femrat.
KUSH, SA FITOI DERI SOT?
Sigal Prishtina 12 herë e kanë fituar këtë trofe prej vitit 1991 e deri më 2017, kurse Bashkimi vetëm 1 herë.
Pro Bet Prishtina (ish-Universiteti) 9 herë është stolisur me Kupën e Kosovës, kurse Penza 6 herë e ka fituar këtë trofe.
Duhet theksuar se këtë edicion për herë të parë është zhvilluar Final 8 i Kupës së Kosovës me këtë format, duke filluar nga dita e mërkurë 28 shkurt e deri të dielën 4 mars në palestrën “13 Qershori” në Suharekë. Final 8 më parë është organizuar në Gjakovë më 2014, por jo në këtë format.
Organizatore e Final 8 të Kupës së Kosovës është skuadra e Golden Eagle Yllit nga Suhareka.