EDMOND AZEMI
Kemi synimet tona
3 March, 2018 @16:16
Kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, në deklaratën e tij pas plasimit të ekipit në finale, kur mposhtën Yllin mbrëmë, ka thënë se ekipi i tij synon trofeun përkundër kundërshtarit të vështirë që i pret.
“Nuk ka qenë aspak lehtë, por me angazhim maksimal, dëshirë dhe mbrojtje agresive ia dolëm. Kemi luajtur mirë, duke pasë parasysh që luajmë me lojtarë vendorë. Në finale, na pret një kundërshtar i vështirë, po ne kemi synimet tona,” ka thënë Azemi për Kohën ditore, që përkundër moshës ka qenë ndër më të dalluarit në ekipin e bardhekaltërve.
Sigal Prishtina nesër zhvillon ndeshjen me Bashkimin, në finale të Kupës së Kosovës, që nis prej orës 19:00 në palestrën 13 qershori të Suharekës, vendit organizator.