PAS DUELEVE ÇEREKFINALEVE
Shikueshmëria në çerekfinalet e Kupës
2 March, 2018 @14:54
Në raportin e lëshuar nga FBK-ja te Informatori i çerekfinales së Kupës së Kosovës në basketboll, janë regjistruar me mesatare mbi 1 mijë e 100 shikues në secilën ndeshje.
Më së shumti shikues mblodhën çerekfinalet Ylli-Borea dhe Bashkimi-Trepça, me nga 1 mijë e 500, ndërsa Rahoveci-KerasanPrishtina numëroi 1 mijë shikues.
Ndeshja me më së paku shikues u regjistruar të jetë Prishtina-Kalaja, që e panë rreth 500 sosh.
Në total pra, janë 4 mijë e 500 shikues të regjistruar në katër ndeshjet e para të Final 8 të Kupës.