FINAL 8: BASHKIMI-TREPÇA
Bashkimi shpërthen në fund, për gj’finale
1 March, 2018 @21:53
I ndoqën për tre çerekë, 30 minuta, për të dalë fitues në fund me një paraqitje fantastike në dhjetëminutëshin përfundimtar.
Bashkimi është gjysmëfinalisti i fundit i Kupës së Kosovës, pasi që në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes, ka pasur paraqitje maestrale për të bërë dallim të madh në rezultat dhe për të fituar lehtë në fund.
Derisa pesëshja e parë e Bashkimit përfundoi ndeshjen me pikë dyshifrore të shënuara, ndërsa Aaron Moss me triple-double e Vincent Zollo me double-double, derisa performanca e mrekullueshme e Jonathan Hudsonit te Trepça nuk ka mjaftuar për fitore.
Moss kreu ndeshjen me triple-double, duke shënuar 23 pikë, 10 asistime dhe 10 kërcime, duke qenë më i mirë te Bashkimi.
Vinny Zollo shtoi 16 pikë e 16 kërcime për të dominuar nën kosh, bashkë me Zenelajn që shtoi 9 kërcime e 10 pikë. Altin Morina dha 14 pikë, me dy treshe nga tre tentime dhe dy topa të vjedhura, kurse Mikaile Tmusic shtoi 17 pikë.
Hudson i Trepçës shënoi tetë treshe, 35 pikë në total dhe gjashtë asistime, por kot. Përveç tij vetëm edhe Besnik Azemi shënoi pikë dyshifrore te Trepça, që mbylli takimin me 18 pikë e 7 kërcime.